Inter zyrtarizon dështimin e bisedimeve për mesfushorin e Udinese-s, shkak u bë familja e lojtarit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Gusht 2023, 16:17
Pas Lukakut, një lojtar tjetër zhgënjen Interin. Bëhet fjalë për mesfushorin e Udineses, Samardzic, i cili kaloi madje edhe vizitat mjekësore por në momentin e fundit marrëveshja dështoi.
Sipas mediave italiane, babai i tij vendosi disa kërkesa shtesë që lidhen me komisionet që duhej të përfitonte dhe pas disa ditëve tentativa për të zgjidhur çështjen, zikaltërit kanë bërë të ditur se janë tërhequr plotësisht nga ofensiva për të transferuar në “San Siro” lojtarin.
Udinese ushtroi presion ndaj lojtarit që ai të pranonte kushtet fillestare të Interit por stafi i tj nuk pranoi dhe tashmë ai do të qëndrojë në Udine.
