Botërori i femrave/ Finale europiane, Anglia me Spanjën do diskutojnë trofeun

Do të jetë një finale europiane ajo e botërorit për femra që po zhvillohet në Australi dhe Zelandë të Re. Spanja dhe Anglia do të përballen në finalen e madhe.

Spanja më herët kishte fituar ndaj Suedisë, ndërsa ditën e sotme Anglia siguroi një vend në finale pasi mundi 3-1 Australinë. Anglezet e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit të Toone.

Në të 63 Australia barazoi përkohësisht me Kerr. Por dy Anglia më pas shënoi  me Hemp dhe Russo duke fituar 3-1 dhe duke shkuar në finale.