Brentford dhe Tottenham ndahen në paqe, nuk ka fitues në sfidën e parë të së dielës (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2023, 17:22

Katër gola por asnjë fitues në duelin Brentford-Tottenham që dhuroi emocione e spektakël por nuk siguroi një fitues.
Romero fillimisht zhbllokoi sfidën ndërsa Mbeumo barazoi nga penalltia. Wissa po në pjesën e parë kaloi në avantazh vendasit që tentuan ta fitonin sfidën por nuk ia dolën pasi Emersson riktheu barazpeshën në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë.
Gjatë 45 minutave të dyta të dyja skuadrat kërkuan me ngulm golin por nuk e gjetën dhe u ndalën në një barazim që në debutim. Kjo ishte ndeshja e parë e Tottenham pa Harry Kane që u largua vetëm pak ditë më parë në Bavari ku u bashkua me Bayern Munchen.
