VIDEO/ Partizani dhe Roma dhurojnë spektakël, festë golash dhe futbolli në “Arenën Kombëtare”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2023, 21:55
19 mijë tifozë në “Arenën Kombëtare”, dëshmitarë të një ndeshjeje fantastike mes Partizanit dhe Romës.
Miqësorja e Tiranës mbyllet me suksesin e verdhekuqve por ai që fitoi është futbolli shqiptar dhe tifozët e pranishëm në shkallët e stadiumit të cilët dhuruan spektakël ngjyrash.
El Sharawi dhe Belotti në pjesën e parë ndërsa Cara nga piak e bardhë në të dytën shënuan në 90 minutat e luajtura në vendin ku Roma më shumë se 1 vit më parë fitoi të vetmin trofe europian.
Askush nuk rrezikoi në këtë përballje që për Partizanin do të pasohet nga ndeshja e kthimit në Conference League ndërsa Roma do të nisë sezonin zyrtar në datën 20 gusht.
