Reali nuk stonon në të parën, Bellingham gjen menjëherë golin (VIDEO)

Reali i Madridit në dorën e brezit të ri duket se do të jetë shumë i sigurt.

Vinicius jr. dhe blerja 130 milionëshe Jude Bellingham mjaftuan që Los Blancos të dominonin në "San Mames" përballë Athletic Bilbaos.

Ndeshje delikate në letër por e zgjidhur shumë shpejt nga dy sulmuesit e skuadrës së Carlo Ancelotti-t, i cili e nis sezoni  me një fitore morali dhe pa portierin Courtouis, i cili do të mungojë disa muaj për shkak të një dëmtimi të rëndë. 

Lajmi i keq për Realin në këtë ndeshje është dëmtimi i mbrojtësit brazilian Militao i cili doli mes lotëve për shkak të një këputjeje që ndjeu në gju.