Newcastle “tërmet” 5-ballësh, Tonali e nis me një gol

Newcastle “tërmet” 5-ballësh, Tonali e nis me një gol
Sandro Tonali nuk e ka justifikuar ende veten për 80 milionë eurot e shpenzuara nga Newcastle për të por me siguri është në rrugë të mbarë.

Mesfushori italian shënoi golin e parë në suksesin e thellë 5-1 që Newcastle regjistroi në javën e parë kundër Aston Villa.

Dorëzim pa kushte për skuadrën nga Birmingham që nuk arriti t’i bënte ballë ekipit vendas që këtë sezon ka bërë shpenzime të matura në merkato.

Një lojtar tjetër që shëlqeu në këtë përballje ishte edhe Isak me dy realizime ndërsa rrjetat e tjera u shënuan nga Wilson dhe Barnes.