Shumë emra të lakuar për stolin e Italisë, por ja kush janë dy kryesorët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2023, 16:44

Largimi i Roberto Mancinit hap spirale të reja në Itali ku disa emra janë ngjitur në krye të klasifikimit të pretendentëve për të marë drejtimin e të kaltërve.
Një prej tyre është Luciano Spalletti i cili u largua si kampion te Napoli ndërsa një tjetër është Antonio Conte.
Ky i fundit e ka drejtuar edhe më parë Italinë ndërsa Spalleti është kandidatura që i josh më shumë drejtuesit e federatës.
Emra të tjerë por me më pak eksperiencë dhe më pak të kuotuar janë edhe Daniele De Rossi, Fabio Cannavaro e Filippo Inzaghi, ndërsa të lirë për momentin janë Gennaro Gattuso, Vincenzo Montella, Gianfranco Zola dhe Andrea Stramaccioni.

