Erzeni përfundon keq, mbijetesa nuk i vlen, kërkon para nga tifozët me “Go Fund Me”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2023, 06:52

E habitshme por e vërtetë. Dy javë nga starti i sezonit klubi i Erzenit nuk ka asgjë në vijë e madje rezikon që të bëjë paraqitje të shëmtuara në Superligë.
Për shkak të mungesës së financave, klubi nuk ka mundur të ndërtojë një skuadër ndërsa drejtuesit kanë vënë në jetë një ide “gjeniale” duke kërkuar para që mund të mbështesin skuadrën nga tifozët jashtë kufijve.
Nëpërmjet një njoftimi në faqen në “Facebook”, bëhet me dije se drejtuesit shijakas, kanë hapur një llogari në “Go Fund Me”, që tifozët të cilët jetojnë jashtë shtetit dhe jo vetë, të kenë mundësi që të derdhin para për ta ndihmuar skuadrën në aspektin finanaciar.
Ky fakt tregon qartë se Erzeni nuk i ka punët mirë dhe këtë sezon rrezikon shumë.
