VIDEO/ Shënoi 2 gola në finale dhe nuk u zgjodh lojtari më i mirë i turneut, reagimi i CR7 është unik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2023, 12:12
Cristiano Ronaldo ishte protagonist në Kupën e Kampionëve në Arabi duke përmbysur rezultatin ndaj Al Hilalit dhe duke i dhënë titullit për herë të parë Al Naser. Ronaldo shënoi dy gola në finale duke përmbysur rezultatin, pasi më parë kishin shënuar kundërshtarët.
Edhe pse shënoi dy gola në finale, dhe nga një gol në cerekfinale dhe gjysëmfinale, përsëri Ronaldo nuk u zgjodh lojtari i turneut. Trofeun e lojtarit më të mirë e mori Milinkovic Savic, por Ronaldo nuk e priti mirë këtë.
Në një video që po qarkullon në rrjet, shihet Ronaldo që bisedon me zyrtarët ku edhe falë gjesteve lë të kuptohet se duhej ta fitonte ai pasi shënoi dy gola.
Ronaldo’s reaction after Serge Milinkovic Savic won Best Player ????pic.twitter.com/oTcW2Vipo8
— PRESIDER (@iam_presider) August 13, 2023

