FOTO/ Famijen e çoi me pushime, ish-sulmuesi i Anglisë kapet "mat" me një femër tjetër

Ish sulmuesi i Anglisë, Andy Carroll u pa teksa festonte në shtëpinë e tij me një DJ të quajtur Kitty Mcpaws. Carroll u filmua teksa kërcente e përqafohej me vajzën në fjalë.

Ish sulmuesi i Anglisë është i martuar me Billi Mucklow dhe ka tre fëmijë. Gruaja dhe tre fëmijët e ish-sulmuesit të Anglisë ishin me pushime, ndërsa vetë Andy Carroll filloi sezonin e ri me ekipin e League One, Reading.

"Ishte tronditëse për dikë që është i martuar", shprehej njëri prej të pranishmëve në festë.

"Ai e përkëdhelte barkun e saj", shprehej një tjetër.

Ky nuk është skandali i parë për Carroll, pasi pak ditë para se të martohej, ai u kap në shtrat me dy bionde.

FOTO/ Famijen e çoi me pushime, ish-sulmuesi i Anglisë kapet