Arena Kombëtare, Rama ndjek sfidën Partizani- Roma, bën shqiponjën me Noizyn: Zhurmë, shumë zhurmë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2023, 21:21
Ndeshja miqësore midis Partizanit dhe Romës po ndiqet edhe nga kryeministri Edi Rama në shkallët e stadiumit Arena Kombëtare.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook, kryeministri Rama është shfaqur bashkë me këngëtarin e njohur Noizy, duke bërë të dy me duar shenjën e shqiponjës.
Në mënyrë lakonike Rama ka shkruar vetëm një frazë: Zhurmë, zhurmë, shumë zhurmë, shumë zhurmë”,- duke ju referuar një kënge tashmë të njohur që ai vite më parë e ka kënduar së bashku me grupin West Side Family.

