Bayern Munchen dështon edhe me Kane në fushë, ylli i Superkupës është Dani Olmo (VIDEO)

Sulmuesi spanjoll Dani Olmo i shkaktoi Bayern Munchen një nga humbjet më të rënda të viteve të fundit.

Leipzig triumfoi 3-0 në “Allianz Arena" për finalen e Superkupës së Gjermanisë ku miqtë që janë fitues të kupës, triumfuan edhe në përballjen e Superkupës.

Blerja 120 milionështë Harry Kane e nisi sfidën nga stoli dhe hyri në fushë në minutën e 64 por situata ishte kompromentuar pasi Olmo i kishte shënuar 2 gola dhe shtoi të tretin në pjesën e dytë duke mbyllur kapitullin e kësaj sfide ku në një ndeshje zyrtare debutoi edhe mbrojtësi Kim i cili bëri një paraqitje negative ashtu si e gjithe skuadra bavareze.

Në këtë mënyrë, Bayern Munchen që është edhe skuadra kampione në fuqi, nuk arrin të fitojë Superkupën e shtatë në 8 sezonet e fundit pasi është Leipzig që i jep një leksion shumë të rëndësishëm që në ndeshjen e parë të sezonit.