Barazimi pa gola në ndeshjen e parë, PSG ndryshon mendje për Mbappe
PSG barazoi ditën e djeshme pa gola me Lorient, duke e mos nisur si duhet sezonin e ri në Ligue 1. Klubi parizien e përjashtoi sulmuesin francez nga ndeshja hapëse në kampionat, por duket se pas rezultatit ditën e djeshme, drejtuesit kanë ndryshuar mendje.
Kështu PSG ka vendosur të rikthejë në ekip Mbappen. “Pas diskutimeve shumë konstruktive dhe pozitive midis Paris Saint-Germain dhe Kylian Mbappe para ndeshjes PSG-Lorient, lojtari është rikthyer në skuadrën stërvitore të ekipit të parë mëngjesin e sotëm”, thuhet në njoftimin e PSG.
???? BREAKING: Kylian Mbappé has been reintegrated into Paris Saint-Germain first squad.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 13, 2023
PSG statement:
“Following very constructive, positive talks between PSG and Kylian Mbappé before game vs Lorient, the player has been reinstated into first team training squad this morning”. pic.twitter.com/qNUVRGgZbQ

