Roberto Mancini jep dorëheqjen nga trajner i Kombëtares Italiane të futbollit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Gusht 2023, 14:04
Roberto Mancini ka dhënë dorëheqjen nga Kombëtarja e Italisë. 58 vjecari dorëzoi letrën e dorëheqjes të shtunën në mbrëmje, pasi kishte 5 vite në krye të Kombëtares italiane të futbollit.
Mancini udhëhoqi Italinë drejt fitimit të kampionatit europian të 2020 ku mundën në finale Anglinë me penallti. Federata italiane e futbollit njofton se në ditët në vijim do njoftojnë se kush do jetë trajneri i ri i Italise.

