VIDEO/ Dy blerjet e verës debutojnë me gol, Milani fiton miqësoren e fundit para nisjes së Seria A

Milani e ka mbyllur me fitore fazën përgatitore para nisjes së kampionatit. Në ndeshjen e fundit miqësore, kuqezinjtë fituan 4-2 ndaj Novaras.

Dy golat e parë u shënuan nga dy blerjet e verës tek Milani, Samuel Chukwueze dhe Noah Okafor. Dy lojtarët debutuan me gol, duke dhënë sinjale të mira para startit të sezonit.

Dy golat e tjerë u shënuan nga Calabria dhe Colombo.