Milionat e Arabisë tunduan edhe Mançinin, në Itali zbulojnë arsyen e dorëheqjes

Askush nuk e kishte menduar që vetëm pak javë para ndeshjeve kualifikuese të Euro 2024, Italia të ishte pa trajner. Roberto Mançini dha dorëheqjen në mënyrë pak të papritur duke detyruar federatën italiane të kërkojë një trajner të ri për sfidat e shtatorit.

Një vendim që duket se ka lidhje me ...Arabinë Saudite. Sipas asaj që raporton "Corriere della Sera", një ofertë shumë tunduese dhe shumë e majme nga Arabia ka shtyrë Mançinin drejt dorëheqjes.

Gazeta italiane bën të ditur se Mançini ka marrë një ofertë për të drejtuar Kombëtaren e Arabisë Saudite.