Sokol Cikalleshi gjen golin që në javën e parë të sezonit në Turqi (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2023, 20:24
Arabia Saudite është një kapitull i mbyllur për Sokol Cikalleshin që gjen menjëherë rrugën e rrjetës me fanellën e Konyaspor ku u rikthye pas një vit huazim.
Goli i Cikalleshit u regjistrua vetëm 4 minuta nga fundi i ndeshjes së luajtur kundër Istanbulspor. Bomberi Kombëtares u rrotullua bukur brenda zonës, teksa me të majtën, e dërgoi topin në cepin e portës kundërshtare.
Kjo ishte java e parë e futbollit në elitën turke dhe ky gol ka një vlerë të madhe për sulmuesin kavajas.
GOL | Konyaspor 1-1 İstanbulspor
— Süper Lig - Anlık Goller (@golsuperlig29) August 12, 2023
⚽️ 86' Cikalleshi
Maç Linki, anlık goller ve pozisyonlar için takip:@GoalHubTR pic.twitter.com/FVawd39yY0
