CR7 shkëlqen në Arabinë Saudite, fiton finalen përballë Milinkovic Savic (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2023, 20:33

Sulmuesi i 5 Topave të Artë, Cristiano Ronaldo shënoi dy gola në finalen e Kupës së Kampioneve për klubet arabe.
Në finale, Al Nassr kaloi Al Hilal dhe protagonist ishte vetëm një, CR7 me dy gola vendimtarë edhe pse skuadra e tij ishte në disavantazh dhe për më tepër me një lojtar më pak duke nisur që prej minutës së 71.
Golin e parë Ronaldo e shënoi në minutën e 74 ndërsa më pas iu anukua një tjetër por luzitani e korrigjoi shënjestrën në të 98-ën. Ky është trofeu i parë për Cristiano Ronaldon me fanellën e Al Nassr.
