VIDEO/ Dy gola në pjesën e parë, El Shaarawy dhe Belotti nderojnë Romën ndaj Partizanit
Roma rikthehet në Shqipëri, këtë herë jo për të luajtur një ndeshje finale të Conference League, por për të zhvilluar një test miqësor. Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho po përballet me Partizanin, në “Air Albania”, në sfidën që ka filluar prej orës 20.00.
Deri më tani, skuadra italiane po fiton 2-0 me golat e El Sharaawy dhe Belotti.
Partizani: Hoxha; Baruti, Preka, Buxhelaj, Hadroj; Bilali, Maget, Kote; Grezda, Keko, Bintsuka / Trajner: Zoran Zekiç
Roma: Rui Patricio; Llorente, Mancini, Smalling; Spinazzola, Aouar, Pagano, Kristensen; Bove, Belotti, El Shaarawy / Trajner: Jose Mourinho
43- Keko pengohet në zonë. Arbitri Xhaja vendos të mos akordojë penallti, pavarërisht protestave.
26- Gool Roma. Belotti dyfishon shifrat. Gjithçka nis pasi Hadroji humbi topin.
12- Gol Roma. Realizon El Shaarawy, feston skuadra e Mourinhos.
10- Minuta të qeta, skuadrat qëndrojnë në prapavijë. Pothuajse asnjë rast!
7- Provon Archange Bintsouka, por nuk godet dot në shenjë.

