Jo vetëm Sommer, Inter sërish "pazar" tek Bayern, zikaltërit tani kërkojnë një sulmues
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Gusht 2023, 11:45
Pasi mori portierin Sommer nga Bayern Munich, duket se Inter do të bëjë sërish pazar tek bavarezët. Këtë herë zikaltërit interesohen për një sulmues.
Bëhet fjalë për Chupo Moting. Interi e sheh kamerunasin si një zëvëndësues të mirë të Lukakut. Edhe vetë Chupo Moting kërkon një aventurë të re, pasi me ardhjen e Kane tek Bayern e di se nuk do ketë shumë hapësira.
Chupo Moting është aktivizuar shumë herë si titullar tek Bayern edhe kur në ekip ka qënë Sadio Mane. Sulmuesi kamerunas madje është aktivizuar titullar edhe në Champions League.

