Juventus përjashton Bonuccin, avokati i mbrojtësit kërcënon klubin me gjyq

Historia mes Leonardo Bonuccit dhe Juventusit duket se nuk ka më kthim pas. Juventusi ka marrë vendimin për përjashtimin e mbrojtësit, si dhe i është ndaluar hyrja në qendrën stërvitore.

Por Bonucci duket se nuk e ka ndërmend të dorëzohet lehtë. Mbrojtësi italian është paraqitur mëngjesin e  sotëm në klub për të kërkuar një zgjidhje pasi ai kërkon të respektojë kontratën deri në fund.

Vetë avokati i Bonuccit ka kërcënuar Juventusin me gjyq, nëse lojtari nuk rikthehet me ekipin. Bonucci mund të kërkojë edhe dëmpshpërblim që mund të shkojë deri në 2 milionë euro.