Marrëveshje për tregëtinë e armëve konvencionale

Përfaqësues nga më shumë se 60 vende të botës nënshkruan, në selinë e OKB-së në Nju Jork, marrëveshjen e parë globale për tregtinë e armëve konvencionale, një tregti me vlerë prej 70 miliardë dollarësh.Shqipëria ishte në mesin e vendeve nënshkruese të këtij traktati, ndërsa Shtetet e Bashkuara, eksportuesi më i madh i armëve në botë, nuk firmosën.Kreu i diplomacisë amerikane, John Kerry, u shpreh se vendi i tij do të nënshkruajë, kur të përfundojë përkthimi zyrtar i dokumentit.“Zëri i Amerikës” thotë se eksportues të tjerë të mëdhenj, si Rusia dhe Kina, dhe importues të mëdhenj, si India, Arabia Saudite, Indonezia dhe Egjipti, abstenuan.Në deklaratë sqarohej se traktati është “një kontribut i rëndësishëm për çrrënjosjen e tregtisë së paligjshme të armëve konvencionale, që nxit konflikte, fuqizon ekstremistë të dhunshëm dhe kontribuon në shkeljen e të drejtave të njeriut”.Shoqata Kombëtare e Armëve, një organizatë e fuqishme amerikane pro-grupeve të lobimit për armëmbajtje, e kundërshton traktatin dhe thotë se do të përpiqet të bllokojë ratifikimin e tij në Senat.