Inzaghi takoi Ronaldon gjatë pushimeve: Do të të kisha bërë të shënoje 40 gola, pse shkove në Arabi?
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka takuar rastësisht Cristiano Ronaldon gjatë pushimeve verore. Këtë e zbulon "Corriere dello Sport" që tregon se takimi ka nodhur në fund të qershorit.
Inzaghi gjendej në një varkë mes Korsikës dhe Sardenjës dhe ka parë rastësisht jahtin 27 metra të gjatë të Ronaldos. Trajneri i Interit mori një motor uji për të mbërritur tek jahti i Ronaldos dhe për të biseduar me yllin portugez. "Unë jam trajneri Inzaghi dhe dua të përshëndes Ronaldon", raportohen të kenë qenë fjalët e trajnerit të Interit.
Më pas është shfaqur Ronaldo dhe e ka ftuar Inzaghin të ngjitet në bord. Me një pije në dorë, dyshja bisedoi ku Inzaghi nuk ngurroi ta thumbonte disi Ronaldon. "Pse shkove të luash në Arabi? Unë do të të kisha bërë të shënoje 40 gola", raportohet ti ketë thënë Inzaghi yllit portugez.
Sigurisht një batutë ajo e Inzghit, por tifozët e Interit do ta kishin mirëpritur padyshim një emër si Cristiano Ronaldo.


