Dështimi i sezonit mund të rikthehet në Milano, Atalanta e kthen pas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Gusht 2023, 09:46
Komplikohet operacioni për transferimin e Charles De Ketelaere te Atalanta.
Mesfushori belg i Milanit që zhgenjeu totalisht në sezonin e parë me kuqezinjtë, nuk është më pjesë e planeve të trajnerit Stefano Pioli që kërkoi largimin dhe ai arriti marrëveshjen me Atalanta-n por gjatë orëve të fundit ka pasur disa pengesa domethënëse.
Milani e huazoi për 2 milionë me të drejtë blerje nga ana e klubit bergamask që kishte rënë dakort për të finalizuar marrëveshjen. Në momentet e fundit, pengesë janë bërë agjentët e lojtarit të cilët pretenduan një komision shumë të lartë.
Problem është edhe paga që kërkon të përfitojë lojtari, kërkesa që nuk i kanë pëlqyer Atalanta-s.
