Rosario, skena të frikshme në stadium. Shikoni se si rrezikojnë të shtypen tifozët (VIDEO)

Në ndeshjen e Copa Sudamericana, Newell's Old Boys-Corinthians, stadiumi i qytetit të Rosarios ishte mbipopulluar për shkak të interesit të lartë të tifozëve për të ndjekur skuadrën e zemrës.

Por shikoni se çfarë ndodhi në një moment kur një pjesë e tyre tentoi të dilte nga një sektor për shkak të përleshjeve mes tifozerive të dy skuadrave. Të shtyrë nga turma, ata rrezikuan të rrëzoheshin dhe të shtypeshin.