Manchester United më në fund "heq qafe" Maguire, mbrojtësi do luajë në Premier League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2023, 15:11
Manchester United duket së më në fund ka shpëtuar nga Harry Maguire. I njohur për gafat e tij të shumta, mbrojtësi anglez do të largohet nga "Djajtë e Kuq" pas 4 vitesh.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, West Ham ka ofruar 35 milionë euro për Maguire, shumë kjo që ka bindur drejtuesit e Manchester United. "Djajtë e Kuq" prej kohësh kanë dashur ta largojnë nga ekipi Maguiren, por kanë pasur vështirësi pasi në drejtim të mbrojtësit nuk ka pasur oferta.
Tani duket se marrëveshja është drejt finalizimit, me Maguire që do luajë akoma në Premier League.

