Njeriu asist, Asllani dhuron spektakël në miqësoren e Interit (VIDEO)

Njeriu asist, Asllani dhuron spektakël në miqësoren e Interit
Interi triumfon 4-3 në miqësoren e parafundit të sezonit skuadrën e Salzburg. Lojtari i Kombëtares Kuqezi u aktivizua në pjesën e dytë të sfidës duke dhuruar asistin e golit të fitores.

Në fund të takimit ai i dorëzoi një top të lehtë Sensit që nuk gaboi përballë kampionëve të Austrisë.

Fitore morali për Interin që bëhet gati për startin e sezonit në datën 19 por fillimisht në 13 do të sfidojë skuadrën e Egnatias në testin e fundit veror.