Mario Balotelli nuk ndryshon, verën e shoqëron me një bionde të panjohur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2023, 18:03

Sulmuesi italian, Mario Balotelli është një Don Zhuan i vërtetë. Sagës së gjatë të historisë me femra të ndryshme i shton një kapitull të ri.
Ai është fotografuar teksa konsumon cigare elektronike dhe një gotë verë në një takim romantik me një bionde misterioze në qytetin romantik të Venecias.
Duke shëtitur në një gondola në kanalet e ngushta të qytetit italian, Mario duket i relaksuar edhe pse karriera e tij në fushën e blertë vazhdon të jetë në rënie.
Vetëm pak muaj më parë ai udhëtoi në Maldive me të fejuarën Francesca Monti nga e cila duket se është ndarë për të nisur një histori të re me bionden që nuk ka ende një emër dhe mbiemër.





