Pasuesi i Maguire, Manchester United preferon mbrojtësin e Bayern Munich
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2023, 17:17
Me Harry Maguire që është drejt kalimit tek West Ham, Manchester United është hedhur në merkato për sigurimin e një mbrojtësi. Në listën e trajnerit, Ten Hag janë tre emra: Pavard i Bayern Munich, Todibo i Nice dhe Tabsopa i Leverkusenit.
Por më i avantazhuar duket mbrojtësi francez i kampionëve të Gjermanisë, kjo edhe falë ekperiencës së tij më të madhe. Pavard pëlqehet shumë edhe nga Ten Hag pasi luan në qendër dhe në të djathtë të mbrojtjes.
Drejtuesit e Manchester United kanë nisur bisedimet me agjentin e Pavard, por në fillim duhet bindur Bayern Munich. Kampionët e Gjermanisë e vlersojnë kartonin e mbrojtësit francez 30-35 milionë euro.

