Mbështeti luftën e Rusisë në Ukrainë, nuk mund të luajë ndeshjen Champions në Britaninë e Madhe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2023, 18:20
Mesfushori i skuadrës zvicerane të Servette, Gael Ondoua nuk do të ketë mundësi të luajë për ekipin e tij në ndeshjen e Champions League kundër Rangers FC.
Autoritetet britanike i kanë mohuar vizën për në ishull pasi ai ka mbështetur publikisht ofensivën ruse në territoret e Ukrainës.

Kamerunasi i rritur në Rusi ka veshur taka me famurin rus në shenjë mbështetjeje për ushtrinë ruse që po lufton në një pjesë të madhe të territorit ukrainas.
Një shqetësim shumë i madh mungesa e mesfushorit për skuadrën e Rene Weiler, i cili nuk do të ketë në dispzicion edhe 7 lojtarë të tjerë për shkak kartonësh dhe dëmtimesh.
