Zaniolo te Juventusi, në Itali besojnë se mesfushori do të rikthehet

Galatasaray dhe Zaniolo mund të ndajnë rrugët shumë shpejt sepse Juventusi ka shtuar interesimin për mesfushorin italian. Ish-lojtari i Romës, aktualisht pjesë e Galatasaray është në kërkim të një destinacioni të ri edhe pse në Turqi po shkëlqen.

Skuadra nga Stambolli ka afruar një mesfushor tjetër, brazilianin Tete i cili mbulon të njëjtin pozicion me italianin dhe ky është një sinjal i qartë se në skuadrën verdhekuqe po përgatiten t’i “japin duart”.

Gjithsesi Juventus nuk është gati për të shpenzuar 30 milionë ndërsa me 5 më pak mund ta gjejë gjuhën e përbashkët me Galatasaray. Momentalisht bardhezinjtë po studiojnë situatën por gjatë ditëve të ardhshme mund të kemi një interesim të rritur e ndoshta edhe finalizimin e marrëveshjes.