Neymar te Barcelona, reagimi i trajnerit Xavi është i qartë...

Sulmuesi brazilian i PSG, Neymar jr. ka kërkuar ndërprerjen e bashkëunimit me klubin francez për t’u rikthyer në Barcelonë por në klubin katalanas tregohen të matur kur vendosen përballë këtij fakti.
Trajneri Xavi edhe pse shpreson që deri në fund të merkatos ta ketë pjesë të skuadrës kapitenin e Brazilit, nuk zhbalancohet kur pyetet për një gjë të tillë. Gazetari i “TV3” e pyet në ecje e sipër numrin 1 të stolit katalanas por ky i fundit jep një përgjigje pa përgjigje:
“Nuk mund të them asgjë për Neymar sepse vitin e kaluar kur fola për lojtarin e një skuadre tjetër, u nxehën me sjelljen time. Të shikojmë se çfarë do të ndodhë deri në fund të merkatos”.
Përgjigje diplomatike nga ana e ish-mesfushorit spanjoll, i cili e pranon që fair play financiar po ia vështirëson shumë punën klubit kataklanas.
