Bisedoi fshehurazi me Juventusin, Zanetti: Lukaku na tradhëtoi

Bisedimet mes Romelu Lukakut dhe Juventusit kanë shkaktuar mjaft zemërim tek tifozët dhe drejtuesit e Interit. Belgu ndërkohë që po negocionte me Interin, kishte bërë bisedime fshehurazi me Juventusin, cka ka krijuar një pakënaqësi të madhe tek kampi zikaltër.

Tifozët dhe lojtarët e Interit nuk e kanë pranuar një veprim të tillë. Për këtë rast ka zgjedhur të flasë edhe ish kapiteni legjendar i Interit, Javier Zanetti.

Legjenda argjentinase e ka quajtur akt tradhëtie veprimin e sulmuesit belg. “Lukaku na tradhtoi, jemi vërtet të zhgënjyer. Ne prisnim që ta zgjidhnim në një rrugë komplet tjetër këtë gjë, si profesionit, por edhe si njeri”, përfundoi Zanetti.