Serie A humbet një sulmues tjetër, Eintracht Frankfurt pranë kolumbianit

Eintracht Frankfurt është shumë pranë finalizimit të një operacioni të rëndësishëm në merkato. Bëhet fjalë për kolumbianin e sulmit të Atalanta-s, Luis Muriel i cili është shumë pranë transferimit te “shqiponjat” e Gjermanisë për të nënshkruar një kontratë 2-vjeçare me nga 3 milionë euro në sezon.

Për klubin bergamask do të shkojnë rreth 7 milionë euro në total ndërsa marrëveshja do të fitmoset gjatë orëve të ardhshme.

Largimi i Muriel kombinuar me atë të Hojlund dhe transferimin e mundshëm të Zapata-s te Roma, e dobëson ndjeshëm skuadrën zikaltër që ka afruar vetëm një emër, Gianluca Scamacca.