E bleu për 90 milionë euro, lojtari më i ri i Manchester United ka një dëmtim serioz
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2023, 15:41
Mancehster United e bleu për rreth 90 milionë euro, por duket se Rasmus Hojlund ka një problem serioz. Sulmuesi danez ka një dëmtim në shpinë që duket serioz.
Para se ta blinin nga Atalanta, drejtuesit e Manchester United e dinin për dëmtimin e Hojlund, por testet mjekësore dhe rezonanca magnetike kanë treguar se dëmtimi është më serioz sec mendohej në fillim. Kështu sulmuesi danez nuk do jetë i gatshëm për fillimin e kampionatin anglez, pasi trajneri Ten Hag e ka lënë jashtë ekipit.
Hojlund pritet ti nënshtrohet rehabilimit dhe nuk dihet se kur do rikthehet në stërvitje.

