Interi humbet Lautaron për dy miqësoret e fundit, sulmuesi mungon edhe ndaj Egnatias

Inter nuk do të ketë të gatshëm Lautaro Martinezin për dy ndeshjet e fundit miqësore që zikaltërit do zhvillojnë para fillimit të kampionatit. Sulmuesi argjentinas është lënë pushim sot nga stafi teknik në miqësoren që nënkampionët e europës luajnë sot ndaj Salzburgut.

Shkak është bërë një problem muskulor i Lautaros. Gjitashtu Lautaro do të mungojë edhe në ndeshjen e fundit miqësore, atë ndaj Egnatias që luhet të shtunën.

Gjithsesi në ndeshjen që do luhet në Ferrara, Inzaghi do ketë të gatshëm Thuram dhe Correan.