FOTO/ Tifozët e Juventusit kundër transferimit të Lukakut: Qëndro në Milano, ne e kemi portierin e dytë

Romelu Lukaku është shumë pranë transferimit tek Juventusi. Sulmuesi belg krijoi mjaft pakënaqësi tek Interi, pasi zikaltërit mësuan se Lukaku kishte bërë bisedime fshehurazi me Juventusin, ndërkohë që negocionte me Interin.

Pas kësaj tifozët e Interit i janë kthyer kundër Lukakut, por duket se të njëjtën rrugë kanë ndjekur edhe ato të Juventusit. Ultrasit e Juventusit janë kundër trasnferimit të sulmuesit belg në Torino dhe përmes një banderole i kanë kërkuar Lukakut të qëndrojë në Milano.

"Lukaku qëndro në Milano, ne e kemi portierin e dytë", shkruhet në banderolën e tifozëve të Juventusit. Ky është një thumbim për Lukakun pasi belgu njihet edhe për gafat e tij të shumta sidomos kur ishte tek Inter, ku rasti më i fundit ishte ai në finalen e Champions League ku në minutat e fundit bllokoi një goditje të Di Marcos që po shkonte drejt portës.

FOTO/ Tifozët e Juventusit kundër transferimit të Lukakut: