Rikthimi i Neymar tek Barcelona, Xavi: Vitin e shkuar e përmenda dhe ata u zëmëruan

Neymar nuk dëshiron të vijojë aventurën me PSG dhe kërkon një rikthim tek Barcelona. Në lidhje me këtë ka folur para mediave edhe trajneri i katalanasve, Xavi.

Vetë trajneri spanjoll u shpreh se një herë ka folur dhe atë kohë dikush është mërzitur. Neymar? Nuk mund të bëj asnjë parashikim. Vitin e shkuar e përmenda një emër dhe ata u zemëruan.

Do të shohim deri në fund të merkatos. Kemi kohë deri më 31 gusht dhe natyrisht gjithçka do të varet edhe nga rregullat e “Fair Play”, u shpreh Xavi mes të tjerash.