Klubi anglez në kaos, trajneri largohet 3 ditë përpara fillimit të Premier League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Gusht 2023, 08:36
Julen Lopetegui braktis stolin e skuadrës së Wolverhampton vetëm 3 ditë përpara nisjes së sezonit të ri në Premier League.
Ish-trajneri i Spanjës dhe Real Madridit, nuk ishte i bindur me projektin duke vendosur të ndajë rrugët me klubin e “Molineux club”. Spanjolli do të zëvendësohet në këtë detyrë nga Gary O’Neil.
Lopetegui e mori drejtimin e “Ujqërve” në muajin nëntor të vitit të kaluar duke arritur ta mbante skuadrën në Premier League pas një sezoni shumë të vështirë dhe të luftuar deri në fund.
Gjithsesi, gjatë muajve të fundit Lopetegui ishte distancuar nga drejtuesit për shkak ë mungesës së harmonisë dhe bashkëpunimit në çështjen e merkatos nga e cila tekniku iberik nuk kishte marrë sinjale të rëndësishme.
