Kompania e filmave me “pullë të kuqe” kërkon të jetë sponsor fanelle te Chelsea

Chelsea rrezikon ta nisë sezonin pa sponsor fanelle pasi oferta më joshëse që ka ardhur në adresë të bluve të Londrës ka një problem, shkel etikën e klubit.
Shifra nuk ka por pronari i faqes My.Club, Mike Ford thekson se e ka paraqitur një ofertë shumë joshëse por nuk ka marrë ende asnjë përgjigje. Ai thekson se kërkon që ta ketë logon e faqes që në ndeshjen kundër Liverpool.
“Ky bashkëpunim mund t’u bëjë punë të gjitha palëve pasi ne do të kishim emrin në fanellën e Chelseat ndërsa ata do të kenë më shumë para për të blerë lojtarë të kalibrit të Mbappe”, deklaron ai.
Gjithsesi do të jetë shumë e vështirë që Chelsea ta pranojë ofertën joshëse dhe pritet që ta nisë sezonin pa një sponsor fanelle. Nga bashkëpunimi me kompaninë “Three”, klubi londinez arkëtonte rreth 50 milionë euro në sezon.
