VIDEO/ AEK-Dinamo Zagreb, Athina në kaos, 1 i vdekur, 8 të plagosur 7 oficerë të shkarkuar, dhjetëra të arrestuar mes tyre edhe shqiptarë

Trazirat në ndeshjen mes AEK dhe Dinamo Zagreb, sfidë e vlefshme për turin e tretë të Champions League kanë sjellë 1 të vdekur, shumë përsona të plagosur ku 8 janë më rëndë në spital si dhe ka pasur shumë të arrestuar. Bilanci i sherrit është i jashtëzakonshëm, ku kanë marrë pjesë rreth 400 persona.

Në total janë arrestuar rreth 100 persona, ku mes tyre është arrestuar edhe një shqiptar. Janë arrestuar 82 tifozë kroatë, 1 shqiptar, 1 gjerman, 1 boshnjak dhe 12 grekë.

Në spital kanë përfunduar 8 tifozë, 5 janë grekë dhe 3 kroatë ndërsa fatkeqësisht 1 tifoz grek ka ndërruar jetë. Pas ngjarjes, janë shkarkuar 7 efektivë policie. Ministri i Mbrojtjes njoftoi se janë shkarkuar 7 oficerë të lartë policie.