Inter nuk ndalet në merkato, kërkon futbollistin e Tottehnam
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2023, 15:23
Interi ka nisur bisedimet me Tottenham për mbrojtësin Japhet Tanganga. Zikaltërit duan të përforcohen me një mbrojtës, pas largimit të Skriniar dhe Dambrosio.
Interi bleu Bisseck për 7 milionë dhe tani kërkon një mbrojtës tjetër. Sipas asaj që raporton gazetari Gianluca Di Marzio Inter ka kontaktuar Tottenham dhe po shikon mundësinë për të transferuar Tangangën në Milano.
Zikaltërit ende nuk kanë bërë një ofertë konkrete, por janë të interesuar për ta huazuar me të drejtë blerjeje.

