Alarm i rremë, Bernardo Silva vendos për të ardhmen
Mesfushori portugez, Bernardo Silva nuk do të bashkohet me Barcelonën pasi ka vendosur të rinovojë kontratën me Manchester City. Kampioni i Europës ishte në radarin e klubit katalanas dhe ai madje synonte të niste një aventurë të re në Spanjë por problemet e klubit katalanas me financat nuk e shtynë të bënte një ofertë zyrtare dhe koha nuk pret.
Barcelona ka një borxh të përgjithshëm që prek kufirin 1.4 miliardë euro. Në këtë mënyrë, mesfushori 28-vjeçar ka ndryshuar mendje duke kërkuar rinovimin e kontratës me bardhekaltërit.
Edhe PSG kishte shfaqur interes por me bllokimin e Marco Verratti-t në Francë, parizienët nuk janë prezantuar me një ofertë zyrtare dhe Guardiola do ta ketë në dispozicion asin e mesfushës edhe gjatë sezoneve të ardhshme. Në vitin 2017 Silva u transferua nga Monaco për 50 milionë euro ndërsa kontrata aktuale skadon në vitin 2025.
