Jo vetëm Napoli e Milan, mbrojtësin e Barcelonës e kërkon edhe Juventusi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2023, 15:46
Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet nuk ka hapësira tek katalanasit dhe duhet të gjejë një ekip të ri. Francezi nuk shikohet nga trajneri Xavi si pjesë e rëndësishme e skuadrës, dhe largimi është i pashmangshëm.
Për Lenglet interes kanë shfaqur Napoli dhe Milani. Kampionët e Italisë duan një zëvendësues për koreanin Kim që u largua tek Bayern, ndërsa Milani ka nevojë për përforcim në mbrojtje pasi ky repart nuk bind.
Por sipas asaj që raporton gazetari Gerard Romero, interes për Lenglet ka shfaqur edhe Juventusi. Bardhezinjtë preferojnë një huazim me opsionin e blerjes për mbrojtësin francez dhe jo shpenzimin e menjëhershëm.

