West Ham kërkon të rrezikojë, bën ofertë zyrtare për mbrojtësin më të kritikuar të Premier League

West Ham kërkon të rrezikojë, bën ofertë zyrtare
Harry Maguire u transferua te Manchester United për më shumë se 80 milionë euro tre sezone më parë por duket se aventurës së mbrojtësit anglez te “Djajtë e kuq” po i vjen fundi.

Trajnerit Ten Hag i është mbaruar durimi për shkak të gafave të vazhdueshme të lojtarit i cili mund të largohet në merkaton e kësaj vere.

Manchester United kërkon të arkëtojë sa më shumë duke ditur shumën e madhe të shpenzuar për Maguire por West Ham që ka bërë një hap përpara, ofron vetëm 35 milionë euro dhe asnjë qindarkë më shumë.

Është David Moyes ai që po shtyn shumë që kjo marrëveshje të finalizohet ndërsa topi tashmë kalon në këmbët e Manchester United që po vlerëson ofertën.