ZYRTARE/ UEFA merr vendimin për ndeshjen e anuluar në Champions, ja kur do luhet AEK-Dinamo Zagreb
UEFA ka marrë një vendim për ndeshjen AEK kundër Dinamo Zagreb. Qeveria e futbollit europian ka njoftuar se ndeshja mes ekipit grek dhe atij kroat të luhet pas ndeshjes së kthimit.
Sfida e kthimit do të luhet me 15 gusht, ndërsa ndeshja e parë që u shty për shkak të trazirave ku ngeli 1 tifoz i vdekur do luhet disa ditë pas ndeshjes së kthimit. UEFA është në kontakt me dy klubet për të vendosur për datën që do luhet ndeshja, ku do jetë njëra mes 18 ose 19 gushtit. Ndeshja mes AEK dhe Dinamo Zagreb u shty për shkak të përplasjeve mes tifozëve ku ngeli edhe 1 person i vdekur si dhe u plagosën shumë të tjerë.
Njoftimi i UEFA:
“UEFA shpreh keqardhjen në termat më të fortë të mundshëm për incidentet e tmerrshme që ndodhën mbrëmë në Athinë dhe rezultuan me humbjen e një jete. Duke shprehur ngushëllimet tona më të thella për familjen e viktimës, për AEK dhe tifozët e saj, duam të ritheksojmë se dhuna nuk ka vend në sportin tonë dhe presim që përgjegjësit e këtij akti të tmerrshëm të arrestohen dhe të dërgohen para drejtësisë në vonesa më e shkurtër.
Pas dhunës së djeshme dhe në konsultim me autoritetet vendase, UEFA ka vendosur që të mos plotësohen kushtet që ndeshja mes AEK Athens FC dhe GNK Dinamo të zhvillohet mbrëmjen e sotme.Në përputhje me nenin 26.01 të Rregullores së UEFA Champions League 2023/24, ndeshja e planifikuar të luhet sonte në stadiumin “Agia Sofia” në Athinë shtyhet.Ndeshja Dinamo Zagreb-AEK në Zagreb do të luhet të martën më 15 gusht 2023 siç ishte planifikuar.
UEFA është në kontakt me të dy klubet për të konfirmuar datën e ndeshjes së riplanifikuar midis AEK Athens FC dhe GNK Dinamo ose të premten më 18 gusht 2023 ose të shtunën më 19 gusht 2023.Vendimi i komunikuar më parë në lidhje me mungesën e tifozëve si mysafirë për të dyja ndeshjet ruhet dhe do të zbatohen të gjitha masat e nevojshme”, shkruan UEFA në vendimin e saj.


