Vllaznia afron një mbrojtës me eksperiencë në Superiore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2023, 16:04

Pak javë pas eleminimit nga Europa, Vllaznia është rikthyer sërish në merkato për të forcuar skuadrën aktuale. Bëhet fjalë për mbrojtësin Xhelil Asani i cili sezonin e kaluar u aktivizua me fanellën e Erzenit.
Lajmin e bën të ditur vetë klubi shkodran në një komunikatë në rrjetet sociale ku shkruan:
“Klubi i Futbollit Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga dita e sotme pjesë e familjes kuqeblu është bërë edhe futbollisti Xhelil Asani. Sezonin e kaluar ai ka qenë pjesë e Erzenit, ndërsa për dy sezonet e ardhshëm, lojtari që luan në krahun e majtë të mbrojtjes do të jetë pjesë e jona. Mirë se erdhe Xhelil!”.
