Serie A ndryshon përgjithmonë, do të luhet 25 orë më shumë, ja arsyet

Që nga hyrja e mjekëve në fushë, momentet e festimeve apo zëvendësimet, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, një ndeshje në Serie A do të jetë më e gjatë.
Në Itali nuk preferojnë ta quajnë maksi-shtesë por e tillë do të jetë pasi në vendimet e marra për të ndryshuar rregulloren, ndeshjet do të zgjasin më shumë dhe koha shtesë do të jetë mesatarisht 10-13 minuta.
Mesatarisht në pjesën e parë do të jepen nga 2 minuta shtesë dhe në të dytën 7-10 dhe nëse bëhet një llogari e thjeshtë, në sezonin 2023-2024 do të luhet rreth 25 orë më shumë.
Në këtë mënyrë ndeshjet mund të shkojnë 100-102 minuta. Një ndryshim radikal që do të ndikojë ndjeshëm në Serie A që do të aplikojë për herë të parë rregullin e ri që synon të evitojë lojën jo efektive në fushën e lojës.
