Panik te Napoli, Osimhen dhe Rrahmani largohen të dëmtuar nga stërvitja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2023, 16:05
Stërvitja e ditës së sotme nuk ka shkuar aspak mirë për Napolin. Victor Osimhen ka pësuar një dëmtim në kycin e këmbës së djathtë dhe ka shqetësuar jo pak stafin teknik.
Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një shembje të kaviljes dhe do qëndrojë jashtë fushe për disa ditë. Ndërkohë probleme ka pasur edhe për Rrahmanin.
Mbrojtësi shqiptar ka kërkuar ndihmën mjekësore pak pasi ka nisur stërvitja. Gjendja e Rrahmanit do vlerësohet në ditët në vijim.

