Juventus-Lukaku pothuajse e kryer, sulmuesi shumë pranë bardhezinjve

Juventus-Lukaku pothuajse e kryer, sulmuesi shumë pranë bardhezinjve
Romelu Lukaku duket se po shikon dritë në fund të tunelit pas kalvarit të gjatë të sorrollatjeve mes Arabisë, Milanos dhe Torinos.

Sulmuesi belg është shumë pranë transferimit te Juventusi, skuadra armike e Interit ku ai luajti tre sezone dhe fitoi një titull kampion. Chelsea ofron 28 milionë euro plus Lukakun për të arritur te Vlahovic dhe Juventus duket i orientuar për ta pranuar këtë propozim.

Gjatë ditës së djeshme në Londër ka pasur një takim mes palëve për të diskutuar detajet që mund të finalizojnë operacionin e merkatos.

30-vjeçari është njeriu që Allegri po e kërkon me ngulm pasi me fillimin e sezonit synon të ketë skuadrën e gatshme për të nisur fushatën e sezonit të ri ku Juventusi beson se mund të rikthehet në majën e Italisë.